Era Istrefi bëhet teze për herë të dytë, ndan momentin e ëmbël me mbesën

Magazina

Era Istrefi është bërë teze për herë të dytë dhe ka ndarë me ndjekësit një nga momentet e para me mbesën e saj të sapolindur. Këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen, vajzën e motrës së saj, Nita Istrefi. Era e ka përqafuar me shumë dashuri dhe krahas fotografisë ka […]

Madhësia e shkronjave

Era Istrefi është bërë teze për herë të dytë dhe ka ndarë me ndjekësit një nga momentet e para me mbesën e saj të sapolindur.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen, vajzën e motrës së saj, Nita Istrefi.

Era e ka përqafuar me shumë dashuri dhe krahas fotografisë ka ndarë një mesazh të ndjerë për ardhjen e saj në jetë.

Ajo e ka përshkruar mbesën si një shpirt të vogël e të ëmbël, duke theksuar se ardhja e saj ka sjellë shumë dashuri në familje.

Era i ka uruar vogëlushes që bota të jetë gjithmonë e mirë me të dhe që jeta t’i sjellë lumturi, shëndet e shumë momente të bukura.

Në fund, këngëtarja e ka mirëpritur publikisht anëtaren më të re të familjes, duke e cilësuar si një engjëll të vogël dhe duke i uruar mirëseardhjen në botë. /Telegrafi/