Organizatat kryesore amerikane të lajmeve ngritën padi kundër qeverisë amerikane pasi Shtëpia e Bardhë ua hoqi papritur qasjen e korrespondentëve të tyre.
“Pa njoftim apo proces, Shtëpia e Bardhë revokoi akreditimet e gazetarëve tanë sepse kundërshtoi raportimin tonë”, thanë CNN, MS NOW dhe Politico në një deklaratë të përbashkët të lëshuar në kompaninë amerikane të mediave sociale X, duke paralajmëruar se masa “kërcënon lirinë e shtypit dhe të drejtën e publikut për gazetari të pavarur pa ndërhyrje të qeverisë”.
Mediat thanë se ata njoftuan zyrtarisht administratën për sfidën ligjore për të mbrojtur të drejtat e tyre të Amendamentit të Parë, garancinë e Kushtetutës së SHBA për një shtyp të lirë dhe për të mbrojtur parimin që autoritetet federale nuk mund të përcaktojnë se çfarë publikojnë mediat e lajmeve.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ndaloi gazetarët nga të tre organizatat të hynin në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar.
Personeli i sigurisë ktheu mbrapsht gazetarët nga të tre kompanitë të shtunën në mëngjes pas udhëzimit.
Trump mbrojti përjashtimet duke pohuar se ishte “lodhur duke lexuar dhe parë lajme të rreme” të prodhuara nga mediat dhe se nuk i pëlqen “shtypi i pandershëm”. /AA/






