“Ata luftuan për lirinë tonë”, nis protesta e studentëve në Prishtinë kundër aktgjykimit në Hagë

Nacionale

Ka nisur protesta e studentëve në Prishtinë, në kundërshtim me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Studentët janë mbledhur në kryeqytet me pankarta dhe parulla në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale. Në pankartat e protestuesve shkruhet edhe “Jo në emër […]

Madhësia e shkronjave

Ka nisur protesta e studentëve në Prishtinë, në kundërshtim me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Studentët janë mbledhur në kryeqytet me pankarta dhe parulla në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Në pankartat e protestuesve shkruhet edhe “Jo në emër të studentëve”, ndërsa kërkohet që lufta çlirimtare të mos barazohet me krimet individuale.

Protesta e studentëve zhvillohet në mesditë, ndërsa sonte në orën 21:00 është paralajmëruar edhe protesta e gjashtë radhazi, e ftuar nga Çlirim Haziri.

Protestat vijnë pas aktgjykimit që dënoi ish-krerët e UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim në shkallën e parë. /Telegrafi/