Një anije e madhe transporti mallrash u përplas me një anije peshkimi kineze pranë ngushticës së Singaporit.
Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi më 17 shtator, ndërsa anija “First Margaux” po largohej nga Singapori në drejtim të ngushticës së Malakës.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, anëtarët e ekuipazhit të “Luqing Yuanyu 108” shihen duke u përpjekur të paralajmërojnë për afrimin e anijes së mallrave.
Megjithatë, përplasja ndodhi dhe shkaktoi hyrjen e sasive të mëdha të ujit në anijen e peshkimit, e cila u anua ndjeshëm, përcjell Telegrafi.
Eksperti i trafikut detar Salvatore R. Mercogliano tha se zona është një nga më të ngarkuarat dhe më të ndërlikuarat për lundrim në botë.
Autoritetet detare të Singaporit pritet të japin më shumë informacion për rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësinë për përplasjen. /Telegrafi/






