Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në ujërat e lumit Drini i Zi, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën teksa po peshkonte.
Viktima është identifikuar si Ervis Kaloshi, banues në fshatin Sinë e Poshtme.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa i riu ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë.
Pas ngjarjes, trupi i 31-vjeçarit është transportuar në morg, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat e plota të këtij incidenti tragjik.
Policia e Shqipërisë bëri të ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





