Tifozët arabë provokuan Ruben Nevesin me emrin e Diogo Jotas, klubi dënohet rëndë

Sport

Shoqata e Futbollit të Arabisë Saudite ka dënuar Al-Taawoun për sjelljen e disa tifozëve të tij ndaj Ruben Nevesit gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Al-Hilalit. Gjatë humbjes 6-0, disa tifozë vendas brohoritën vazhdimisht “Jota, Jota, Jota” ndaj mesfushorit portugez, duke iu referuar mikut të tij të ndjerë dhe ish-shokut të skuadrës, Diogo Jota, i cili […]

Madhësia e shkronjave

Shoqata e Futbollit të Arabisë Saudite ka dënuar Al-Taawoun për sjelljen e disa tifozëve të tij ndaj Ruben Nevesit gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Al-Hilalit.

Gjatë humbjes 6-0, disa tifozë vendas brohoritën vazhdimisht “Jota, Jota, Jota” ndaj mesfushorit portugez, duke iu referuar mikut të tij të ndjerë dhe ish-shokut të skuadrës, Diogo Jota, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik në Spanjë në korrik të vitit 2025.

Nevesi u prek dukshëm nga brohoritjet. Ai tregoi me gisht nga syri dhe më pas nga qielli, ndërsa pas ndeshjes deklaroi: “Shpresoj të mos shkojë të lutet pas kësaj”.

Neves dhe Jota kishin qenë shumë të afërt, pasi kishin luajtur së bashku te Wolverhampton dhe me Kombëtaren e Portugalisë. Nevesi ishte gjithashtu një nga mbajtësit e arkivolit në funeralin e Jotës.

Cristiano Ronaldo reagoi ndaj incidentit duke kërkuar masa të forta ndaj tifozëve.

“Liga duhet të reagojë dhe ta ndëshkojë këtë lloj sjelljeje. Ky nuk është më futboll dhe duhet të ketë kufij. Njerëzit që sillen kështu nuk duhet të hyjnë më kurrë në stadium”, shkroi Ronaldo.

Al-Hilal paraqiti ankesë zyrtare, ndërsa Al-Taawoun dënoi sjelljen e tifozëve të përfshirë dhe u distancua nga incidenti.

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës tashmë ka marrë vendim: Al-Taawoun do t’i zhvillojë dy ndeshjet e ardhshme si vendas në kampionat pa praninë e tifozëve, ndërsa klubi është gjobitur edhe financiarisht. /Telegrafi/