Ambasada amerikane: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe minon partneritetin SHBA-Kosovë

Nacionale

<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/818781-ambasada-amerikane-vendimi-i-kqz-se-per-listen-serbe-minon-partneritetin-shba-kosove.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ambasada-amerikane:-vendimi-i-kqz-se-per-listen-serbe-minon-partneritetin-shba-kosove" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/818781-ambasada-amerikane-vendimi-i-kqz-se-per-listen-serbe-minon-partneritetin-shba-kosove.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ambasada-amerikane:-vendimi-i-kqz-se-per-listen-serbe-minon-partneritetin-shba-kosove"></p>Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”. “Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, tha për Radion Evropa</div>

Madhësia e shkronjave

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”.
“Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Më 31 janar, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Por, gjatë mbledhjes, anëtarët e Komisionit miratuan listat e kandidatëve të të gjithë partive, përveç Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.
Tre anëtarë të KQZ-së votuan për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë abstenuan.
Lista Serbe më 2 shkurt është ankuar në Panelin Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa për këtë vendim të KQZ-së. /REL