Nicole Kidman me paraqitje elegante në Emmy Awards 2026

Magazina

Nicole Kidman mori pjesë në ceremoninë e Emmy Awards, ku tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë të markës Chanel, i cili theksonte linjat e saj trupore. Fustani kishte një dekolte të theksuar në formë V-je, ndërsa në pjesën e dekoltesë dhe shpatullave ishte zbukuruar me pupla të bardha që i jepnin veshjes një pamje […]

Madhësia e shkronjave

Nicole Kidman mori pjesë në ceremoninë e Emmy Awards, ku tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë të markës Chanel, i cili theksonte linjat e saj trupore.

Fustani kishte një dekolte të theksuar në formë V-je, ndërsa në pjesën e dekoltesë dhe shpatullave ishte zbukuruar me pupla të bardha që i jepnin veshjes një pamje elegante dhe të veçantë.

Aktorja e kompletoi paraqitjen elegante me bizhuteri të thjeshta, duke e lënë fustanin në qendër të vëmendjes.

Një tjetër detaj që i shtoi hijeshi dhe sensualitet pamjes ishte çarja anësore e fustanit, të cilën Kidman e kombinoi me këpucë të zeza elegante.

Në tapetin e kuq, aktorja u shfaq në humor të mirë dhe pozoi para fotografëve.

Në ceremoninë e këtij viti të Emmy Awards, tapeti i kuq u shndërrua edhe një herë në një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes, me yjet e Hollywood-it që sollën paraqitje të ndryshme dhe plot stil.

Krahas Nicole, vëmendjen e publikut e tërhoqën edhe veshjet e disa prej emrave më të njohur të televizionit dhe kinemasë.

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards mblodhi aktorë, producentë dhe krijues të serialeve më të suksesshme të vitit. /Telegrafi/