Një avion belg ateroi dje në Prishtinë, KFOR sqaron për çfarë bëhej fjalë

Nacionale

KFOR ka mohuar raportimet e publikuara nga disa media lidhur me një avion belg transporti që ka ateruar në Prishtinë. Në një përgjigje për media, KFOR ka sqaruar se avioni belg ka ateruar në Prishtinë dje pasdite, por se nuk ka qenë i përfshirë në asnjë aktivitet në mbështetje të KFOR-it. “KFOR është i pozicionuar […]

Madhësia e shkronjave

KFOR ka mohuar raportimet e publikuara nga disa media lidhur me një avion belg transporti që ka ateruar në Prishtinë.

Në një përgjigje për media, KFOR ka sqaruar se avioni belg ka ateruar në Prishtinë dje pasdite, por se nuk ka qenë i përfshirë në asnjë aktivitet në mbështetje të KFOR-it.

“KFOR është i pozicionuar mirë në të gjithë Kosovën për t’u përballur me situata të ndryshme të sigurisë dhe vazhdon të zbatojë plotësisht mandatin e tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

KFOR ka theksuar gjithashtu se vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes.

Sipas KFOR-it, këto detyra kryhen në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, secili në kuadër të rolit të tij si përgjegjës për sigurinë. /Telegrafi/