Pak minuta para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve tëUÇK-së në Hagë, Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale.
“Ora e historisë. Besojmë, ora e lirisë. UÇK – për jetë emot!”, thuhet në postimin e PDK-së.

Në një moment me interesim të madh publik, mesazhi i PDK-së vjen pak para nisjes së seancës ku pritet të bëhet i ditur vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Shpallja e vendimit po përcillet me vëmendje të madhe në Kosovë, ndërsa familjarë, bashkëluftëtarë dhe mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së janë mbledhur për ta ndjekur zhvillimin e seancës në Hagë. /Telegrafi/





