Avni Islami paralajmëron për “luftë hibride” para verdiktit për krerët e UÇK-së

Nacionale

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka njoftuar se më pak se 48 orë para shpalljes së verdiktit për krerët e UÇK-së, sipas tij, janë shtuar deklaratat dhe informacionet e rreme për zhvillime të mundshme destabilizuese në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, Islami ka pretenduar se “makineria propagandistike dhe shërbimet inteligjente serbe”, përfshirë BIA-n, janë […]

Madhësia e shkronjave

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka njoftuar se më pak se 48 orë para shpalljes së verdiktit për krerët e UÇK-së, sipas tij, janë shtuar deklaratat dhe informacionet e rreme për zhvillime të mundshme destabilizuese në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Islami ka pretenduar se “makineria propagandistike dhe shërbimet inteligjente serbe”, përfshirë BIA-n, janë vënë në lëvizje.

Ai ka thënë se përmes mediave dhe rrjeteve sociale po përhapen “deklarata bombastike dhe lajme të rreme për trazira të trilluara në Kosovë”.

Sipas Islamit, kjo situatë, e shoqëruar edhe me stërvitjet e fundit të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, përbën “luftë hibride”.

Eksperti i sigurisë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për qetësi, maturi dhe vigjilencë, duke kërkuar që të mos bien pre e provokimeve dhe informacioneve të rreme.

“Mos bini pre e provokimeve dhe informacioneve të rreme që synojnë përhapjen e panikut”, ka shkruar Islami.

Ai ka deklaruar se AKI dhe Policia e Kosovës janë në gatishmëri të plotë, ndërsa ka paralajmëruar se çdo tentativë për cenimin e rendit kushtetues, sipas tij, do të neutralizohet menjëherë.

“Siguria e Republikës së Kosovës është e pacënueshme dhe e garantuar”, ka shkruar Islami. /Telegrafi/