Man United hidhet në sulm për yllin e Barcelonës, Carrick e dëshiron me çdo kusht

Sport

Manchester United po përgatitet të bëjë një përpjekje të re për transferimin e Eric Garcias nga Barcelona, duke synuar t’i ofrojë mbrojtësit kushte më të mira financiare për ta bindur të transferohet në “Old Trafford”. Sipas El Nacional, bordi i klubit anglez është i gatshëm të bëjë një sakrificë financiare me kërkesë të trajnerit Michael […]

Madhësia e shkronjave

Manchester United po përgatitet të bëjë një përpjekje të re për transferimin e Eric Garcias nga Barcelona, duke synuar t’i ofrojë mbrojtësit kushte më të mira financiare për ta bindur të transferohet në “Old Trafford”.

Sipas El Nacional, bordi i klubit anglez është i gatshëm të bëjë një sakrificë financiare me kërkesë të trajnerit Michael Carrick, i cili dëshiron ta përforcojë repartin defensiv. Megjithatë, Barcelona nuk ka dhënë dritën jeshile për largimin e spanjollit, pasi së fundmi ia ka vazhduar kontratën deri në qershor të vitit 2031.

Interesimi i Carrick për mbrojtësin spanjoll, i cili ka 22 paraqitje me kombëtaren, lidhet kryesisht me fleksibilitetin e tij. Garcia mund të luajë si qendërmbrojtës, por edhe si mbrojtës i djathtë.

29-vjeçari iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë në korrik të vitit 2021, ndërsa sipas Transfermarkt vlera e tij aktuale e tregut është 40 milionë euro.

Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës pritet të kërkojnë 50 deri në 55 milionë euro për ta nisur një negociatë për shitjen e tij.

Operacioni i planifikuar nga Manchester United po përballet me rezistencë të madhe nga Barcelona. Me një kontratë që skadon në vitin 2031, klubi katalanas nuk është nën presion financiar për ta shitur lojtarin gjatë sezonit 2026/27, duke e bërë më pak të mundshëm një transferim në janar.

Për më tepër, Manchester United nuk është klubi i vetëm i interesuar. Paris Saint-Germaini po e monitoron gjithashtu situatën e mbrojtësit, pasi klubi francez po shqyrton mundësinë e transferimit të tij për ta përforcuar skuadrën e Luis Enriques./Telegrafi/