Goditje e rëndë për Artetën, ylli i Arsenalit ka vendosur të largohet në janar

Sport

Mesfushori i Arsenalit, Martin Zubimendi, po kërkon të largohet nga “Emirates Stadium”, vetëm pesë ndeshje pas fillimit të sezonit të ri, raportojnë mediat. Zubimendi iu bashkua “Topçinjve” në korrik të vitit 2025, në një transferim prej 70 milionë eurosh nga Real Sociedadi. Spanjolli luajti një rol të rëndësishëm në triumfin e skuadrës së Mikel Artetës […]

Madhësia e shkronjave

Mesfushori i Arsenalit, Martin Zubimendi, po kërkon të largohet nga “Emirates Stadium”, vetëm pesë ndeshje pas fillimit të sezonit të ri, raportojnë mediat.

Zubimendi iu bashkua “Topçinjve” në korrik të vitit 2025, në një transferim prej 70 milionë eurosh nga Real Sociedadi. Spanjolli luajti një rol të rëndësishëm në triumfin e skuadrës së Mikel Artetës në Ligën Premier, duke u paraqitur në të gjitha 38 ndeshjet e kampionatit.

Ai e nisi në mënyrë mbresëlënëse aventurën në futbollin anglez, por së fundmi ka humbur vendin në hierarkinë e skuadrës dhe mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Arsenali i ka fituar të katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Ligën Premier, ndërsa në takimin e fundit mposhti Sunderlandin me rezultat 2-0. Përforcimi i ri, Bruno Guimaraes, zhbllokoi rezultatin me një goditje të fuqishme nga distanca.

Guimaraes po fiton shpejt simpatinë e tifozëve në veri të Londrës pas transferimit nga Newcastle United, ndërsa Zubimendi po merr shumë pak minuta nga Arteta.

27-vjeçari ka luajtur vetëm 59 minuta në katër ndeshjet e kampionatit, diçka që nuk është edhe aq befasuese, pasi gjatë verës ishte përfolur për një largim të mundshëm nga “Emirates”.

Raportohet se Xabi Alonso kishte shfaqur interesim për ta transferuar Zubimendin te Chelsea, pasi kishte tentuar ta afronte edhe gjatë periudhës së shkurtër si trajner i Real Madridit.

Sipas Graeme Bailey të TEAMtalk, “Los Blancos” kanë vazhduar kontaktet me përfaqësuesit e mesfushorit. Gazetari raporton se lojtari me numrin 36 te Arsenali do të kërkojë largimin në mes të sezonit, nëse deri në fund të vitit nuk arrin të sigurojë një vend në formacionin titullar të Artetës.

Aktualisht, gjasat që Zubimendi të luajë rregullisht në formacionin bazë po zvogëlohen gjithnjë e më shumë, pasi Declan Rice, Myles Leëis-Skelly, Martin Odegaard dhe Bruno Guimaraes preferohen para tij./Telegrafi/