Aktori Russell Crowe ka humbur më shumë se 25 kilogramë – befason me transformimin

Magazina

Aktori dhe regjisori, Russell Crowe, tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia me ndryshimin e dukshëm në pamjen e tij. Ai u shfaq në tapetin e kuq gjatë premierës së dokumentarit të tij “What Love Builds”, të cilin e ka realizuar vetë. Crowe kishte humbur më shumë se 25 kilogramë, duke treguar një transformim […]

Madhësia e shkronjave

Aktori dhe regjisori, Russell Crowe, tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia me ndryshimin e dukshëm në pamjen e tij.

Ai u shfaq në tapetin e kuq gjatë premierës së dokumentarit të tij “What Love Builds”, të cilin e ka realizuar vetë.

Crowe kishte humbur më shumë se 25 kilogramë, duke treguar një transformim të rëndësishëm fizik.

Për premierën zgjodhi një kostum elegant të zi, këmishë të bardhë dhe këpucë të zeza.

Dokumentari “What Love Builds” zgjat 99 minuta dhe fokusohet në jetën e Crowe, karrierën e tij si aktor, muzikën dhe performancat live.

Duke folur për filmin, ai tha se muzika ka qenë gjithmonë pika e nisjes së tij si krijues.

Humbja e peshës së aktorit ka tërhequr vëmendje të veçantë pasi më parë ai kishte shtuar peshë për rolin e Hermann Goring në filmin historik “Nuremberg”.

Në nëntor të vitit 2025, Crowe kishte treguar se pas përfundimit të xhirimeve peshonte rreth 126 kilogramë, gjersa më vonë kishte arritur në mbi 100 kilogramë.

Aktori ka shpjeguar se nuk ka ndjekur një proces të shpejtë dobësimi apo ndonjë dietë të veçantë.

Në vend të kësaj, ka bërë ndryshime graduale në stilin e jetesës, ka ulur ndjeshëm konsumimin e alkoolit dhe është rikthyer te aktiviteti fizik. /Telegrafi/