Amedspor po vazhdon me rezultate pozitive nën urdhrat e trajnerit Besnik Hasi.
Ata regjistruan fitore të thellë prej 5-0 ndaj Basaksehir, sfidë ku shkëlqyen dyshja Ermal Krasniqi dhe Lumbardh Dellova.

Krasniqi asistoi dy herë për Orban, i cili kompletoi het-trikun në këtë përballje.
“SofaScore” e vlerësoi me notë të lartë prej 9.0, ndërsa Dellova që ishte i pakalueshëm në mbrojtje me notën 7.6.
Përndryshe, falë kësaj fitore të madhe, Amedspori renditet në pozitën e tretë në elitën e futbollit turk me 10 pikë./Telegrafi/





