Rezarta Shkurta zbulon nëse do të bëhet pjesë e Big Brother VIP

Magazina

Rezarta Shkurta ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme që lidhen me jetën e saj personale dhe profesionale. Mes shumë pyetjeve, një prej tyre lidhej me mundësinë që sipërmarrësja dhe ish-këngëtarja të bëhej pjesë e Big Brother VIP. Një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt se përse nuk […]

Madhësia e shkronjave

Rezarta Shkurta ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme që lidhen me jetën e saj personale dhe profesionale.

Mes shumë pyetjeve, një prej tyre lidhej me mundësinë që sipërmarrësja dhe ish-këngëtarja të bëhej pjesë e Big Brother VIP.

Një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt se përse nuk i jepte një mundësi këtij formati, duke i thënë se do të ishte një personazh shumë i pëlqyer nga publiku.

Rezarta e pranoi se ideja për të përjetuar një eksperiencë të tillë nuk është krejtësisht e huaj për të.

Megjithatë, ajo tha se lidhja me familjen është arsyeja kryesore që e pengon të marrë një vendim të tillë.

“Një pjesë e imja do donte ta provonte atë çmenduri. Por jam një koala e Ermalit dhe e Herës. Nuk e imagjinoj dot të jem larg tyre”, u shpreh ajo.

Me këtë përgjigje, Rezarta bëri të qartë se, pavarësisht kureshtjes për të provuar një eksperiencë të re televizive, largimi nga bashkëshorti Ermali dhe vajza e saj Hera për një periudhë të gjatë do të ishte shumë i vështirë për të.

Kështu, duket se për momentin një pjesëmarrje e Shkurtës në Big Brother VIP mbetet jashtë planeve, gjersa familja vazhdon të jetë prioriteti kryesor në jetën e saj. /Telegrafi/