Lajm i madh për Kosovën, ylli i Austrisë mungon në ndeshjet e Ligës së Kombeve

Sport

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Marcel Sabitzer, nuk do të jetë në dispozicion të Austrisë në katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve për shkak të një lëndimi. Federata Austriake e Futbollit ka konfirmuar se 32-vjeçari do të mungojë në këtë cikël, ndërsa rikthimi i tij në përfaqësuese për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2028 nuk […]

Madhësia e shkronjave

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Marcel Sabitzer, nuk do të jetë në dispozicion të Austrisë në katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve për shkak të një lëndimi.

Federata Austriake e Futbollit ka konfirmuar se 32-vjeçari do të mungojë në këtë cikël, ndërsa rikthimi i tij në përfaqësuese për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2028 nuk është përjashtuar.

Sabitzer ka vendosur të marrë një pushim të përkohshëm nga angazhimet me kombëtaren, pas 102 paraqitjeve dhe 27 golave me fanellën e Austrisë.

Mungesa e tij është lajm i mirë edhe për Kosovën, e cila do të përballet dy herë me Austrinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sabitzer është një prej lojtarëve kryesorë të Austrisë dhe pjesë e rëndësishme e skuadrës së Borussia Dortmundit. /Telegrafi/