Diomande ende pa shkëlqimin e pritur te Real Madridi, Guler rrit konkurrencën

Sport

Transferimi rekord prej 125 milionë eurosh ka rritur ndjeshëm pritshmëritë ndaj Yan Diomandes, por talenti marfilas ende nuk ka arritur të lërë gjurmë në fillimin e aventurës së tij te Real Madridi. Yan Diomande është një nga afrimet më të rëndësishme të Real Madridit në afatin kalimtar të kësaj vere. Klubi madrilen pagoi 125 milionë […]

Madhësia e shkronjave

Transferimi rekord prej 125 milionë eurosh ka rritur ndjeshëm pritshmëritë ndaj Yan Diomandes, por talenti marfilas ende nuk ka arritur të lërë gjurmë në fillimin e aventurës së tij te Real Madridi.

Yan Diomande është një nga afrimet më të rëndësishme të Real Madridit në afatin kalimtar të kësaj vere. Klubi madrilen pagoi 125 milionë euro për kartonin e anësorit, ndërsa shuma e transferimit mund të shkojë deri në 140 milionë euro, në varësi të bonuseve.

Megjithatë, 19-vjeçari nuk e ka nisur në mënyrën më bindëse aventurën në Santiago Bernabeu.

Para ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos, Diomande ishte aktivizuar në pesë takimet e para zyrtare të sezonit, por gjithmonë si zëvendësues dhe me vetëm 99 minuta në total.

Pa gol dhe pa asistim në këto paraqitje, ai mori për herë të parë një vend në formacionin titullar ndaj Rayo Vallecanos, në një ndeshje ku Jose Mourinho vendosi ta linte Arda Gulerin në stol.

Diomande pati disa momente pozitive në krah dhe tentoi të sfidonte mbrojtësit në duelet një kundër një, por sërish nuk arriti të kontribuojë drejtpërdrejt në gol.

Në anën tjetër, inkuadrimi i Gulerit në pjesën e dytë i dha një tjetër dimension sulmit të Real Madridit. Turku asistoi Kylian Mbappen për golin e katërt dhe tregoi edhe një herë se konkurrenca për minuta në repartin ofensiv të skuadrës madrilene është më e fortë se kurrë.

Kjo situatë e vendos Diomanden përballë një sfide të madhe: të justifikojë gradualisht investimin e jashtëzakonshëm të klubit dhe të fitojë një rol më të rëndësishëm në skuadrën e Mourinhos. /Telegrafi/