Cardi B bën shqiponjën dykrenare: I dua shqiptarët

Magazina

Cardi B ka tërhequr vëmendjen me një gjest të veçantë ndaj shqiptarëve, duke pozuar me simbolin e shqiponjës dykrenare. Superylli amerikan shihet duke formuar shqiponjën me duar së bashku me grimerin me origjinë shqiptare, Kevi Kodra. Momenti është publikuar nga Kodra në TikTok dhe ka marrë vëmendje në rrjetet sociale. Sipas grimerit, gjatë këtij momenti […]

Madhësia e shkronjave

Cardi B ka tërhequr vëmendjen me një gjest të veçantë ndaj shqiptarëve, duke pozuar me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Superylli amerikan shihet duke formuar shqiponjën me duar së bashku me grimerin me origjinë shqiptare, Kevi Kodra.

Momenti është publikuar nga Kodra në TikTok dhe ka marrë vëmendje në rrjetet sociale.

Sipas grimerit, gjatë këtij momenti Cardi B ka shprehur edhe dashurinë e saj për shqiptarët, duke treguar se është rritur mes tyre.

“Shqiptarët me të cilët jam rritur ishin shumë gangsterë”, i ka thënë ajo. /Telegrafi/