Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar për rreziqet e Inteligjencës Artificiale, duke u bërë thirrje demokratëve që të hartojnë politika dhe rregulla të qarta për menaxhimin e kësaj teknologjie.
Gjatë një aktiviteti privat për mbledhje fondesh, Obama tha se zhvillimi i AI po ecën me shpejtësi dhe se, nëse nuk vendosen mekanizma të përshtatshëm kontrolli, teknologjia “mund të jetë e rrezikshme”.

Ai i kërkoi liderit demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, që demokratët të udhëheqin debatin publik mbi politikat e AI nëse rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.
Obama gjithashtu sugjeroi që Al të jetë një nga temat kryesore të kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, veçanërisht për çështjet e sigurisë dhe ndikimit ekonomik.
Paralajmërimet vijnë në një kohë kur shqetësimet për keqpërdorimin e AI janë rritur.
CEO i Anthropic, Dario Amodei, u ka bërë thirrje kompanive të AI të ngadalësojnë zhvillimin e aftësive të modeleve, një qëndrim që është mbështetur edhe nga CEO i OpenAI, Sam Altman, dhe Elon Musk. /Telegrafi/





