Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke pozuar me një fustan të zi prej vinili nga marka e saj Khy.
29-vjeçarja publikoi në Instagram Story një foto para pasqyrës, ku veshja nxirrte në pah dekoltenë e saj.
Pamja vjen pak pasi Jenner foli hapur për dëshirën për të pasur implante edhe më të mëdha. Ajo e bëri këtë në podkastin “Better Half with Stas & Vic”, të drejtuar nga mikeshat e saj Anastasia Karanikolaou dhe Victoria Villarroel, shkruan DailyMail.
Në vitin 2025, Jenner kishte zbuluar se kishte vendosur implante prej 445 cc, duke dhënë edhe detaje për profilin, materialin dhe kirurgun që kreu ndërhyrjen.
Ajo kishte pranuar se operacionin e gjoksit e kishte kryer në moshën 19-vjeçare, pas vitesh spekulimesh.
Në podkast, Jenner tha se dëshiron që gjoksi i saj të jetë edhe më i madh, ndërsa kur u pyet nëse do të kryente një tjetër ndërhyrje para se të mbushte 30 vjeç, u përgjigj se ndoshta jo.
Ajo tregoi gjithashtu se dëshiron të rikthejë shpimin e kërthizës dhe tha se do të donte të kishte diamante që t’i vareshin prej saj. /Telegrafi/






