Juliana Nura, e cila ndodhet aktualisht në një spital në Zvicër në pritje të lindjes së binjakëve të saj, ka reaguar me emocione të forta për “Marshin për Liri” që po mbahet sot në Prishtinë.
Protesta gjithëpopullore është organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, përfshirë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, në një periudhë të rëndësishme për procesin gjyqësor.
Për shkak të gjendjes së saj dhe pamundësisë për të udhëtuar drejt Kosovës, Nura nuk ka mundur të jetë fizikisht pjesë e marshit, por ka përcjellë nga afër zhvillimet përmes rrjeteve sociale.
Në një video të publikuar në InstaStory, ajo shfaqet e përlotur teksa ndjek pamjet e qytetarëve që janë nisur drejt Prishtinës nga vende të ndryshme për t’iu bashkuar marshit.

Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms
“Mirëmëngjesi, mirëmëngjesi! Shpresoj që keni fjetur mirë. Unë për veti prej 8-ve të mëngjesit jam duke i shikuar videot në TikTok dhe Instagram që po postohen për njerëzit tanë që po vijnë prej çdo shteti sot për Marshin e Lirisë, drejtësisë, të lavdishme Ushtrisë tonë të UÇK-së”, është shprehur ajo.
Nura më pas ka bërë thirrje për pjesëmarrje dhe bashkim, duke theksuar se në një ditë të tillë, sipas saj, dallimet politike duhet të lihen mënjanë.
“Sot nuk ka rëndësi e cilës parti je. Sot ka rëndësi nëse ti e ndjen veten shqiptar dhe sado pak përulesh për gjakun e derdhur, për lirinë që sot ti jeton në Kosovë i lirë, flet shqip, shkon në shkollë, edukon fëmijët tanë, shkon në punë, ti duhesh me dalë sot në marsh”, ka thënë ajo.
Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka shprehur edhe keqardhjen që nuk mund të jetë e pranishme në Prishtinë, duke treguar se zakonisht merr pjesë në tubime të tilla.
“Zakonisht unë gjithmonë jam në këto mbledhjet e marshat, por fatkeqësisht jam në spital, nuk mund të jem pjesë. Kombi vjen para familjes”, ka deklaruar Nura.
Xhuli pritet të bëhet nënë e dy binjakëve, ndërsa aktualisht po qëndron në spital në Zvicër në pritje të ardhjes së tyre në jetë. /Telegrafi/





