Komuniteti i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u mblodh sot për të shënuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, duke nderuar kujtimin e mijëra njerëzve që humbën jetën dhe guximin e atyre që u vunë në vijën e parë për të shpëtuar të tjerët.
Më 11 shtator 2001, 19 terroristë të al-Kaedas rrëmbyen katër avionë pasagjerësh.

Dy prej tyre u përplasën me kullat binjake të World Trade Center në New York, një tjetër goditi Pentagonin pranë Washingtonit, ndërsa avioni i katërt u rrëzua në Pensilvani pasi pasagjerët dhe ekuipazhi tentuan të merrnin kontrollin e tij.
Sulmet morën jetën e rreth 3,000 njerëzve dhe tronditën jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por të gjithë botën.
Viktimat ishin nga shumë vende dhe prejardhje të ndryshme, duke e kthyer 11 Shtatorin në një tragjedi me jehonë globale.
Në mesin e viktimave që humbën jetën atë ditë ishin edhe tre shqiptarë: Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj.
Por, përtej shkatërrimit dhe humbjes së jetëve, 11 Shtatori mbetet edhe një histori e jashtëzakonshme e sakrificës dhe solidaritetit.
Sot, 25 vjet më vonë, kujtimi i asaj dite vazhdon të jetë i gjallë.





