Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, duket se po shijon një periudhë më të qetë, duke u distancuar nga zhurma dhe dinamika që zakonisht shoqërojnë personazhet e reality-show-ve.
Në postimet e fundit në rrjetet sociale, ai ka ndarë momente nga një përditshmëri më e balancuar, ku fokusi kryesor duket të jetë mirëqenia personale.
Palestër, kohë në plazh, shëtitje në natyrë dhe momente relaksi janë pjesë e rutinës së tij të fundit.
Në një video nga stërvitja, Lumbardhi ka shoqëruar pamjet me mesazhin: “Mjaftueshëm i gjallë për të luftuar për më shumë”, duke reflektuar përkushtimin e tij ndaj aktivitetit fizik.
Kjo mënyrë jetese duket se vjen si një zgjedhje për t’i dhënë më shumë hapësirë vetes dhe për të ruajtur privatësinë, pa u shkëputur plotësisht nga ndjekësit.
Përmes postimeve të tij, ai po tregon një fazë më të qetë pas eksperiencës televizive, me më shumë vëmendje te jeta personale dhe mirëqenia. /Telegrafi/






