​Ramadani: Miqësia Kosovë-SHBA është e përjetshme, e bazuar në liri, paqe dhe dinjitet

Nacionale

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ka shprehur solidaritetin me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Ramadani ka thënë se Aleanca beson se rëndësia e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është e përjetshme, ndërsa miqësia mes dy vendeve bazohet në parimet e lirisë, paqes, barazisë dhe […]

Madhësia e shkronjave

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ka shprehur solidaritetin me familjet e viktimave dhe popullin amerikan.

Ramadani ka thënë se Aleanca beson se rëndësia e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është e përjetshme, ndërsa miqësia mes dy vendeve bazohet në parimet e lirisë, paqes, barazisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Në përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Aleanca dhe populli i Kosovës kujton me dhimbje të gjithë viktimat e pafajshme dhe shprehim solidaritetin me familjet e tyre, popullin qeverinë e SHBA-ve. Aleanca e beson se rëndësia e Kosovës dhe ShBA është e përjetshme dhe si e tillë do kultivohet dhe mbahet përjetësisht. Miqësia jonë është e bazuar në parimet e lirisë, paqes, barazisë dhe dinjitetit njerëzor”, tha ai. /Kp/