​Lushaku-Sadriu: Nuk pati përkrahje nga VV-ja për kandidatin tonë dhe kandidatët e tjerë

Nacionale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se LDK-ja nuk e ka kontestuar të drejtën e asnjë deputeti për të përkrahur ose jo kandidatët e propozuar nga partitë, por theksoi se propozimi i kandidatëve për nënkryetarë është kompetencë e partive politike. Ajo bëri të ditur se LDK-ja, gjatë votimit individual për […]

Madhësia e shkronjave

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se LDK-ja nuk e ka kontestuar të drejtën e asnjë deputeti për të përkrahur ose jo kandidatët e propozuar nga partitë, por theksoi se propozimi i kandidatëve për nënkryetarë është kompetencë e partive politike.

Ajo bëri të ditur se LDK-ja, gjatë votimit individual për secilin kandidat, ka vendosur të përkrahë propozimet e grupeve parlamentare që, sipas saj, janë propozime të partive politike dhe nuk kanë probleme ligjore.

“Në emër të LDK-së ne nuk e kontestuam vullnetit e asnjë deputeti të Kuvendit të Kosovës për të përkrahur ose mos përkrahur një nënkryetar nga propozimet e partive opozitare. Por. Gjithsesi besojmë se propozimi i kandidatëve tanë për nënkryetar i takon ekskluzivisht partisë. Në këtë rast e njohëm këtë parim duke e zbatuar edhe partitë e tjera. Ne në votimin individual për secilin nënkryetar, morëm vendim që t’i përkrahim propozimet e GP-ve të cilët janë propozime të partive politike dhe që nuk kanë problem me ligjin. Pres që pas konsultimeve dhe kësaj ndërprerje të kthemi në seancë dhe të vazhdojmë konsituimin. Institucionet duhet të bëhen funksionale”, tha Lushaku.

Sipas saj, votimi në pako nuk mund të realizohej për shkak të mungesës së konsensusit, duke theksuar se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka përkrahur kandidatët e propozuar nga partitë e tjera, raporton kp.

“Nuk kishte konsensus, edhe në bazë të aktvendimit për tu zbatuar votimi në pako duhet të ketë konsensus në mes të GP-ve. GP i LVV-së e pamundësoi votimin në pako, sepse nuk i përkrahi kandidatët e partive të tjera. Nuk ishte vendim i yni, ishte, mospajtim i deputetëve ose përfaqësueseve të Vetëvendosjes”, shtoi Lushaku.

Lushaku-Sadriu theksoi se përkrahja për kandidatët dëshmohet përmes votës dhe se, sipas saj, një përkrahje e tillë nga LVV-ja nuk ka ekzistuar.

Deputetja e LDK-së tha se partia e saj mbetet e hapur për dialog dhe konsultime me grupet e tjera parlamentare, me qëllim që procesi i konstituimit të Kuvendit të përfundojë sa më shpejt.

“Nuk dëgjova që pat përkrahja, përkrahja vërtetohet me votë, dhe nuk pat, kur po them ka mungesë konsensusi, po them se nuk kishte përkrahje nga VV edhe për kandidatin tonë, por edhe për kandidatët e tjerë… Ne jemi të hapur për çfarëdo dialogu, jemi të gatshëm për t’i përkrahur propozimet e partive politike për nënkryetar dhe të ndodhë sa më shpejtë konstituimi”, përfundoi Lushaku.