Momenti kur një ‘vorbull e madhe uji’ dhe një varkë turistike u gjendën shumë pranë njëra-tjetrës në Itali

Bota

Një ‘vorbull e madhe uji’ dhe një varkë turistike u gjendën shumë pranë njëra-tjetrës pranë bregdetit italian, ndërsa vendi goditej nga përmbytje të menjëhershme vdekjeprurëse dhe stuhi. Dhe disa pamje të publikuara nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, thuhet se tregojnë “vorbullën gjigante” që lëvizte me forcë mbi det pranë San Michele di Pagana-s, afër […]

Madhësia e shkronjave

Një ‘vorbull e madhe uji’ dhe një varkë turistike u gjendën shumë pranë njëra-tjetrës pranë bregdetit italian, ndërsa vendi goditej nga përmbytje të menjëhershme vdekjeprurëse dhe stuhi.

Dhe disa pamje të publikuara nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, thuhet se tregojnë “vorbullën gjigante” që lëvizte me forcë mbi det pranë San Michele di Pagana-s, afër Rapallos në Italinë veriore, mëngjesin e së enjtes.

Aty dëgjohet një burrë që bërtet vazhdimisht “jo, jo, jo, jo”, ndërsa vorbulla e ujit duket se po shkon drejt një varke turistike që ndodhej në rrugën e saj, duke e shmangur anijen për pak.

Varka të tjera shihen duke u lëkundur dhunshëm mbi valë, ndërsa vorbulla ngre sasi të mëdha uji para se të shpërndahet përfundimisht pranë zonës së Preli-t.

Raportet lokale bënë të ditur se vorbulla kaloi para zonës së Santa Margherita-s dhe iu afrua varkës turistike, por nuk shkaktoi dëme.

Në zona të tjera, u raportuan përmbytje në pjesë të Venetos dhe Friulit, pasi një stuhi që lëvizte ngadalë solli reshje shiu midis 100 mm dhe 200 mm përgjatë bregdetit gjatë natës.

Rajoni u vendos nën një alarm të verdhë për motin deri në mbrëmjen e së enjtes. /Telegrafi/