Kurti kritikon Serbinë për nderimet për Ratko Mlladiqin: Ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit

Nacionale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, në Serbi, duke e akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid. Kurti ka bërë fillimisht një krahasim mes ngjarjeve të shënuara në Kosovë gjatë ditëve të […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, në Serbi, duke e akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid.

Kurti ka bërë fillimisht një krahasim mes ngjarjeve të shënuara në Kosovë gjatë ditëve të fundit dhe zhvillimeve në Serbi.

Ai ka përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të vitit 1990, të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Në anën tjetër, sipas Kurtit, Serbia e ka kaluar fundjavën duke u përgatitur për ceremoninë për Mlladiqin.

“Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është i dokumentuar dhe i dëshmuar përmes dëshmive, identifikimeve forenzike dhe dokumentimit të krimeve.

“Gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dëshmuar nga varrezat masive, identifikimet forenzike të mijëra viktimave, dëshmitë e të mbijetuarve dhe dokumentimi i hollësishëm i operacionit të vrasjes dhe fshehjes së trupave, jo interpretim historik apo akuzë politike”, ka deklaruar ai.

Duke folur për rolin e Mlladiqit në luftën në Bosnje, Kurti e ka krahasuar atë me ish-presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq.

“Sllobodan Millosheviq është quajtur me të drejtë kasap i Ballkanit dhe ky kasap ka pasur shumë thika, por Ratko Mlladiq ishte sëpata e tij kryesore, të cilin e glorifikojnë tash Beogradi zyrtar”, ka shkruar Kurti.

Ai i është referuar edhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2007, duke përmendur përgjegjësitë e Serbisë lidhur me parandalimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe bashkëpunimin me Tribunalin për ish-Jugosllavinë.

Kurti ka kritikuar mënyrën se si është organizuar ceremonia për Mlladiqin, duke e cilësuar atë si kalim nga mohimi i krimeve në glorifikim shtetëror.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka shkruar ai.

Në fund, Kurti ka dhënë një tjetër vlerësim të ashpër për Serbinë dhe mënyrën se si është trajtuar figura e Mlladiqit.

“Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”, ka përfunduar Kurti.Prishtinë, 8 shtator 2026 – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, në Serbi, duke e akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid.

Kurti ka bërë fillimisht një krahasim mes ngjarjeve të shënuara në Kosovë gjatë ditëve të fundit dhe zhvillimeve në Serbi.

Ai ka përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të vitit 1990, të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Në anën tjetër, sipas Kurtit, Serbia e ka kaluar fundjavën duke u përgatitur për ceremoninë për Mlladiqin.

“Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është i dokumentuar dhe i dëshmuar përmes dëshmive, identifikimeve forenzike dhe dokumentimit të krimeve.

“Gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dëshmuar nga varrezat masive, identifikimet forenzike të mijëra viktimave, dëshmitë e të mbijetuarve dhe dokumentimi i hollësishëm i operacionit të vrasjes dhe fshehjes së trupave, jo interpretim historik apo akuzë politike”, ka deklaruar ai.

Duke folur për rolin e Mlladiqit në luftën në Bosnje, Kurti e ka krahasuar atë me ish-presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq.

“Sllobodan Millosheviq është quajtur me të drejtë kasap i Ballkanit dhe ky kasap ka pasur shumë thika, por Ratko Mlladiq ishte sëpata e tij kryesore, të cilin e glorifikojnë tash Beogradi zyrtar”, ka shkruar Kurti.

Ai i është referuar edhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2007, duke përmendur përgjegjësitë e Serbisë lidhur me parandalimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe bashkëpunimin me Tribunalin për ish-Jugosllavinë.

Kurti ka kritikuar mënyrën se si është organizuar ceremonia për Mlladiqin, duke e cilësuar atë si kalim nga mohimi i krimeve në glorifikim shtetëror.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka shkruar ai.

Në fund, Kurti ka dhënë një tjetër vlerësim të ashpër për Serbinë dhe mënyrën se si është trajtuar figura e Mlladiqit.

“Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/