Kim Kardashian ka dhuruar 50 mijë dollarë, (rreth 43 mijë euro), për familjet në kufirin SHBA-Meksikë, gjatë mbrëmjes vjetore bamirëse “This Is About Humanity” në Los Angeles.
Ylli 45-vjeçar i reality show-t mori pjesë në aktivitetin e organizatës jofitimprurëse, e cila mbështet familjet e ndara dhe të ribashkuara, duke u ofruar ndihma bazë, shërbime ligjore dhe mbështetje për shëndetin mendor.

Organizata është bashkëthemeluar nga Zoe Winkler Reinis, shoqe e vjetër e Kardashian dhe vajza e aktorit Henry Winkler, shkruan DailyMail.
Kardashian u shfaq në event pa të dashurin e saj, Lewis Hamilton. Për mbrëmjen, ajo zgjodhi një veshje ngjyrë krem, me një xhaketë të shkurtër të lënë pjesërisht të hapur, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj.
Ajo pozoi pranë Zoe Winkler Reinis dhe u shoqërua me emra të tjerë të njohur të pranishëm në aktivitet.
Mbrëmja e këtij viti nderoi aktorin Wilmer Valderrama, të cilit iu dha një Çmim Humanitar për mbështetjen e tij ndaj organizatës.
Gjatë fjalimit të tij, Valderrama foli për rëndësinë e ndihmës ndaj familjeve dhe fëmijëve që ndodhen në situata të vështira.
Eventi mblodhi fonde për programe që ndihmojnë familjet në kufi, përfshirë mbështetjen ligjore dhe ndihmën ushqimore. /Telegrafi/





