Era Istrefi tërheq vëmendjen me një seri fotografish, nga veshjet ekstravagante te pamjet verore

Magazina

Era Istrefi ka vendosur sërish të jetë në qendër të vëmendjes, duke ndarë me ndjekësit në Instagram një seri fotografish mjaft provokuese dhe me stile të ndryshme që kanë marrë menjëherë mijëra pëlqime. Artistja nuk është mjaftuar me një pamje të vetme, por ka guxuar me ndryshime drastike nga një pozë në tjetrën. Në fotografitë […]

Madhësia e shkronjave

Era Istrefi ka vendosur sërish të jetë në qendër të vëmendjes, duke ndarë me ndjekësit në Instagram një seri fotografish mjaft provokuese dhe me stile të ndryshme që kanë marrë menjëherë mijëra pëlqime.

Artistja nuk është mjaftuar me një pamje të vetme, por ka guxuar me ndryshime drastike nga një pozë në tjetrën.

Në fotografitë e publikuara, Era kalon me lehtësi nga kostumet ekstravagante skenike, si ai me lule të mëdha të kuqe mbi bazë rozë apo fustanet transparente me pala dhe bisht të gjatë, te pamjet mjaft nxehta verore.

Ajo ka marrë vëmendje të madhe edhe me bikini të zeza të dizajnuara me gurë, si dhe me një set tjetër në ngjyrë ari ku shfaqet pas miksetës së DJ-it në një skenë buzë detit.

Me këtë lëvizje, Era dëshmon edhe një herë kujdesin e jashtëzakonshëm që tregon për imazhin dhe detajet skenike në çdo dalje të saj. /Telegrafi/