Drita do të jetë nikoqire e Inter Escaldes në kuadër të ‘play-off’-it për Ligën e Konferencës, me ndeshjen që do të startojë me fillim nga ora 20:00.
Trajneri i kampionit të Kosovës, Ardian Nuhiu tashmë ka publikuar formacionin zyrtar për këtë sfidë.

Nuhiu ka vendosur të luajë me sistemin 4-4-2, duke lënë në bankën rezervë disa emra të rëndësishëm si Arb Manaj, Liridon Balaj dhe Rron Broja.
Te Drita nga minuta e parë luan Blerim Krasniqi i cili udhëheq fazën e sulmit, ndërsa në këtë sfidë si sulmues i djathtë është aktivizuar Besnik Krasniqi.
Dyshja e mesfushës përbëhet nga Ëilliam Beaten dhe Vesel Limaj, ndërsa në mbrojtje nga minuta e parë starton Hajdin Salihu.
Drita: Maloku, Bytyqi, Pëllumbi, Ovouka; Beaten, Limaj; Krasniqi, Nguena, Jashari; Krasniqi.
Inter Escaldes: Diaz; Torres, Sanchez, Hernandez, Pochettino; Molina, Otegui, Lopez; Sidibe, Chouaib, Berlanga.





