“Real Madridi është më i fortë me Mourinhon”, Puyol paralajmëron Barcelonën

Sport

Kapiteni legjendar i Barcelonës dhe një nga mbrojtësit më të mirë spanjollë të të gjitha kohërave, Carles Puyol, tha se me ardhjen e portugezit Jose Mourinho në stolin e Realit, skuadra nga Santiago Bernabeu mund të jetë vetëm më e fortë. Megjithatë, ai theksoi se kampionët aktualë spanjollë janë ende të uritur për fitore dhe […]

Madhësia e shkronjave

Kapiteni legjendar i Barcelonës dhe një nga mbrojtësit më të mirë spanjollë të të gjitha kohërave, Carles Puyol, tha se me ardhjen e portugezit Jose Mourinho në stolin e Realit, skuadra nga Santiago Bernabeu mund të jetë vetëm më e fortë.

Megjithatë, ai theksoi se kampionët aktualë spanjollë janë ende të uritur për fitore dhe me dëshirë për një La Liga “tjetër”, dhe me mesfushorin e ri Rodri në mesfushë që do ta bëjë atë edhe më konkurrues.

“Po flasim për një trajner të shkëlqyer (Mourinho). E takova në Barcelonë kur isha në sistemin e të rinjve dhe kur po hyja në ekipin e parë. Edhe atëherë pamë se ai dinte shumë për futbollin”, ka thënë fillimisht Puyol.

“Më vonë ai ndërtoi një biografi të shkëlqyer dhe më pas mbërriti në Madrid. Ne ishim në një moment shumë të fortë në atë kohë dhe mbaj mend një rivalitet të madh”.

“Në ato vite, përveç Guardiolës dhe Mourinhos, Messit dhe Cristianos, ishin dy ekipe të shkëlqyera. Do ta shohim se si do të shkojë. Unë ende mendoj se Barcelona ka një ekip shumë të mirë dhe mund të ketë një sezon të mirë. Me Mourinhon ata mund të jenë më të fortë”, përfundoi ish-kapiteni i Barcelonës.

Ndryshe, La Liga ka nisur sezonin 2026/27 në fundjavën e kaluar, por asnjëra nga dy klubet e mëdha nuk kanë luajtur në xhiron e parë shkaku i mungesave të shumta të lojtarëve që ishin të përfshirë në gjysmëfinale dhe finale të Kupës së Botës. /Telegrafi/