Aston Villa ka njoftuar sot (e mërkurë) zyrtarisht nënshkrimin e portierit japonez, Zion Suzuki nga Parma dhe mbrojtësit italian, Matteo Ruggeri nga Atletico Madridi.
Klubi nga Birminghami ka vazhduar me përforcimin e skuadrës për të qenë konkurrues edhe në këtë edicion të Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve.

Pas transferimeve të Johan Manzambi nga Freiburg, Joao Gomes nga Wolves dhe huazimit të Alejandro Garnacho nga Chelsea, Aston Villa ka kompletuar edhe dy transferimeve.
Është vet faqja zyrtare e klubit e cila ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Ruggeri dhe portierit Suzuki.
“Aston Villa ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Matteo Ruggeri nga Atlético Madrid”, thuhet fillimisht në njoftimin e parë për Ruggerin.
“Aston Villa ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Zion Suzuki nga Parma”, thuhet në njoftimin e dytë për portierin japonez.
Transferimi i mbrojtësit nga Atletico i ka kushtuar Aston Villës 18 milionë euro, ndërsa ai i Suzukit rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/





