Kërkohej nga Kosova, kapet në Rinas – pritet ekstradimi i të dyshuarit për shitje të narkotikëve

Nacionale

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një person që kërkohej nga autoritetet e Kosovës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Policia bën të ditur se 32-vjeçari A.Sh është banues në Kukës. “Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas është prezantuar me identitet tjetër, për të shmangur identifikimin […]

Madhësia e shkronjave

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një person që kërkohej nga autoritetet e Kosovës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia bën të ditur se 32-vjeçari A.Sh është banues në Kukës.

“Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas është prezantuar me identitet tjetër, për të shmangur identifikimin dhe arrestimin e tij.

Shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për kapjen e shtetasve në kërkim dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë lokalizuar dhe kapur në Rinas, shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Kukës”, thuhet në njoftim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit, në Kosovë. /Telegrafi/