Djali i Pierce Brosnan reagon ndaj kritikave: Dua ta ndërtoj karrierën time me forcat e mia

Magazina

Pierce Brosnan dhe djali i tij 25-vjeçar, Paris, kanë folur për akuzat se ai është një “nepo baby”, pra se po përfiton në karrierë vetëm falë babait të tij të famshëm. Pierce tha se nuk dëshiron që ai dhe Paris të shqetësohen nga këto komente. Ai tregoi se, pasi e pa djalin duke luajtur në […]

Madhësia e shkronjave

Pierce Brosnan dhe djali i tij 25-vjeçar, Paris, kanë folur për akuzat se ai është një “nepo baby”, pra se po përfiton në karrierë vetëm falë babait të tij të famshëm.

Pierce tha se nuk dëshiron që ai dhe Paris të shqetësohen nga këto komente.

Ai tregoi se, pasi e pa djalin duke luajtur në një film, i tha se nëse dëshiron të bëhet aktor, duhet të studiojë, të trajnohet dhe të përmirësojë vazhdimisht aftësitë e tij.

Nga ana tjetër, Paris pranoi se është i vetëdijshëm për privilegjin që i sjell mbiemri Brosnan.

Theksoi se është me fat që është djali i Pierce, por dëshiron që puna dhe arti i tij të vlerësohen më vete.

Sipas tij, fakti që ka një baba të famshëm i jep një avantazh, por duhet ta dëshmojë vetë veten përmes punës.

Paris gjithashtu tha se babai i tij gjithmonë e ka këshilluar të ndjekë zemrën dhe të jetë i mirë me veten dhe me të tjerët.

Edhe pse është djali i një prej aktorëve më të njohur që ka luajtur James Bond, Paris nuk dëshiron të bëhet Bondi i ardhshëm.

Preferon të ndërtojë identitetin dhe karrierën e tij personale.

Përveç aktrimit, Paris merret edhe me artin pamor.

Ai ka prezantuar ekspozitën e tij të parë në Britani dhe babai i tij e ka mbështetur publikisht, duke shprehur krenarinë për punën e tij. /Telegrafi/