Shuhet përfundimisht zjarri në Breznicë dhe rikthehet rryma: Heroizmi i banorëve shpëton fshatin pas një jave sakrifice

Vendore

<p>Pas shtatë ditësh luftë të pandërprerë me flakët, sakrificë në kushte tejet të rënda dhe me rrezikim serioz për jetën, sot zjarri në Breznicën e Epërme dhe të Poshtme është shuar plotësisht, ndërsa është rikthyer edhe furnizimi me energji elektrike për zonën.Kjo betejë me zjarrin la pas vetvetes dëme të mëdha në natyrë, rrjetin elektrik, […]</p>

Madhësia e shkronjave

Pas shtatë ditësh luftë të pandërprerë me flakët, sakrificë në kushte tejet të rënda dhe me rrezikim serioz për jetën, sot zjarri në Breznicën e Epërme dhe të Poshtme është shuar plotësisht, ndërsa është rikthyer edhe furnizimi me energji elektrike për zonën.
Kjo betejë me zjarrin la pas vetvetes dëme të mëdha në natyrë, rrjetin elektrik, si dhe disa persona të lënduar në terren. Mirëpro, mbi të gjitha, këto ditë dëshmuan forcën e jashtëzakonshme të solidaritetit dhe dashurisë së banorëve për vendlindjen e tyre.

Heronjtë e përballjes me zjarrin:
Vullnetarët e Breznicës: Të rinj e burra që nuk u ndalën për asnjë moment në vijën e parë të flakëve për të mbrojtur shtëpitë dhe pyjet.
Përkrahja logjistike e vetëfinancuar: Banorët që vunë në dispozicion traktorët, motorët dhe motosharrat, duke mbuluar vetë nga xhepi i tyre të gjitha shpenzimet për naftë, benzinë e mirëmbajtje.
Ndihma me ushqim e ujë: Përkrahja bujare e bashkëfshatarëve me ushqim, bukë e ujë për të gjithë ata që luftonin me zjarrin në terren.
Ndërhyrja në rrjetin elektrik: Angazhimi i institucioneve që mundësoi zëvendësimin e 12 shtyllave të djegura elektrike dhe sanimin e linjave brenda tri ditësh.
Sfidë e re: Apel emergjent për kursimin e ujit
Përderisa zjarri u shua dhe rryma u rikthye, fshati po përballet tashmë me një tjetër problem serioz. Për shkak të temperaturave të larta, rënies së nivelit të lumit dhe dëmtimeve që pësoi ujësjellësi gjatë ditëve të zjarrit, furnizimi me ujë mbetet i vështirësuar.
U bëhet apel i fuqishëm të gjithë banorëve për mirëkuptim, kujdes maksimal dhe kursim strikt të ujit të pijshëm deri në stabilizimin e plotë të rrjetit.
Breznica dëshmoi se kur bashkohen forcat, përballohet çdo sfidë – zjarri dogji pyjet, por dëshmoi se dashuria për vendlindjen mbetet e pamposhtur!/BujanociNet/