Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita e kthimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit në Kosovë

Nacionale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se kanë mbetur edhe 30 ditë deri më 16 shtator, kur pritet të shpallet aktgjykimi në këtë rast. Hamza ka thënë se 16 shtatori duhet të shënojë fundin e asaj që ai e […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se kanë mbetur edhe 30 ditë deri më 16 shtator, kur pritet të shpallet aktgjykimi në këtë rast.

Hamza ka thënë se 16 shtatori duhet të shënojë fundin e asaj që ai e konsideron një proces të padrejtë dhe kthimin në Kosovë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Sot na ndajnë 30 ditë nga 16 shtatori, dita kur do të marrë fund procesi gjashtëvjeçar i padrejtë, që i ka mbajtur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të izoluar në Hagë”, ka shkruar Hamza.

Sipas tij, katër ish-udhëheqësit e UÇK-së kanë kaluar gjashtë vite në paraburgim, larg familjeve dhe Kosovës.

“Gjashtë vite paraburgim. Gjashtë vite larg familjeve dhe Kosovës. Gjashtë vite përballje me paragjykime, tendenca, narrativa politike, shkelje të të drejtave dhe padrejtësi të shumta”, ka deklaruar ai.

Kreu i PDK-së ka theksuar se kërkesat e tij dhe të partisë që drejton janë të qarta.

“Pritshmëritë dhe kërkesat tona janë të qarta: drejtësi dhe lirim”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se pas gjashtë vitesh, 16 shtatori duhet të jetë dita kur përfundon ky kapitull dhe katër ish-udhëheqësit e UÇK-së kthehen në Kosovë.

“Pas gjashtë vitesh, 16 shtatori duhet të jetë dita kur mbyllet ky kapitull i dhimbshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë. Duhet të jetë dita kur katër ish-udhëheqësit e UÇK-së kthehen në shtëpi”, ka shkruar Hamza.

Në fund, ai ka thënë se mbeten edhe 30 ditë deri në shpalljen e aktgjykimit.

“Presim edhe 30 ditë. Presim drejtësi”, ka përfunduar Hamza.