“I duam të gjitha trofetë”, Martin Odegaard paralajmëron rivalët pas triumfit ndaj Man Cityt

Sport

Martin Odegaard ka shprehur kënaqësinë për paraqitjen e Arsenalit në finalen e Community Shield, ku “Topçinjtë” mposhtën bindshëm Manchester Cityn me rezultat 3-0. Skuadra e Mikel Artetas zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe e dominoi përballjen, duke e nisur sezonin e ri me trofe. Pas ndeshjes, kapiteni i Arsenalit foli për paraqitjen e skuadrës dhe […]

Madhësia e shkronjave

Martin Odegaard ka shprehur kënaqësinë për paraqitjen e Arsenalit në finalen e Community Shield, ku “Topçinjtë” mposhtën bindshëm Manchester Cityn me rezultat 3-0.

Skuadra e Mikel Artetas zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe e dominoi përballjen, duke e nisur sezonin e ri me trofe.

Pas ndeshjes, kapiteni i Arsenalit foli për paraqitjen e skuadrës dhe ambiciet e saj për sezonin e ri.

“Luajtëm futboll fantastik. Ishte një paraqitje e shkëlqyer dhe një mënyrë e mrekullueshme për ta nisur sezonin”.

“Gjithmonë dua ta ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur me gola dhe asistime. Dua të shënoj më shumë gola. Sot treguam nivelin tonë. Treguam se jemi gati. Jemi seriozë dhe duam ta bëjmë përsëri”.

Odegaard nuk e fshehu ambicien e Arsenalit për të luftuar për të gjithë trofetë e mundshëm gjatë sezonit, duke theksuar se suksesi në Community Shield vetëm sa e ka rritur urinë e skuadrës.

“Duam të luftojmë për të. Duam ta bëjmë përsëri. Kur e shijon se sa bukur është, dëshiron ta përjetosh përsëri. Ne duam t’i fitojmë të gjitha”, përfundoi kapiteni i Arsenalit.

Arsenali ndërkohë të premten e nis sezonin në Ligën Premier ndaj skuadrës së sapo promovuar, Coventry City./Telegrafi/