Një 44-vjeçare, influencuese e fitnesit, theu një rekord botëror Guinness duke vrapuar 100 milje në një ‘treadmill’ vrapimi në një kohë prej 12 orësh, 47 minutash dhe 10 sekondash.
Ashley Paulson, një trajnere për aplikacionin e fitnesit iFIT, e theu rekordin e mëparshëm me një orë e gjysmë kur përfundoi vrapimin e saj më 18 prill në Boston, transmeton Telegrafi.

“Kam dashur ta provoj këtë rekord për disa vite. Jam një vrapuese e apasionuar dhe kam vrapuar shumë ultramaratona prej 100 miljesh ose më shumë,” tha Paulson për Guinness World Records.
“Shumë prej tyre ishin më të shpejta në rrugë sesa rekordi i mëparshëm në ‘treadmill’. Pra, e dija që kisha aftësinë të vendosja rekordin. Përveç kësaj, si një trajnere para kamerës për iFIT, thjesht kishte kuptim”, tha ajo.
Rregullat i lejonin Paulson të bënte sa më shumë pushime që dëshironte, por ora do të vazhdonte të ecte në çdo kohë. /Telegrafi/





