Dy superndeshje sot në Superligë, vëmendja te Prishtina – Ballkani

Sport

Superliga e Kosovës vazhdon sot (e diel) me dy ndeshje të javës së parë të edicionit 2026/27, ku vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit. Në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Drita do të përballet me Llapin. Ndeshja është caktuar të zhvillohet nga ora 16:30, me të dyja skuadrat që […]

Madhësia e shkronjave

Superliga e Kosovës vazhdon sot (e diel) me dy ndeshje të javës së parë të edicionit 2026/27, ku vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Drita do të përballet me Llapin.

Ndeshja është caktuar të zhvillohet nga ora 16:30, me të dyja skuadrat që synojnë ta nisin sezonin e ri me rezultat pozitiv dhe tri pikë.

Drita do të kërkojë ta shfrytëzojë faktorin fushë, ndërsa Llapi do të tentojë të largohet nga Gjilani me pikë.

Në mbrëmje, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet derbi i madh mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Të dyja skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion dhe përballja që në javën e parë pritet të sjellë spektakël dhe interesim të madh nga tifozët. /Telegrafi/