Drenica dhe Dukagjini e kanë nisur me barazim pa gola 0-0 edicionin e ri të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ndeshja, e zhvilluar në kuadër të javës së parë të sezonit 2026/27, përfundoi me rezultatin 0:0, në një duel ku të dyja skuadrat patën mundësi për të ndryshuar rezultatin, por mungoi konkretizimi.

Dukagjini pati një epërsi të lehtë në posedimin e topit, por që këtë nuk arriti ta përkthejë në avantazh me gola.
Në aspektin ofensiv, të dyja skuadrat patën rastet e tyre. Ndonëse, Drenica ishte më e saktë në tentativat e saj, pasi katër prej goditjeve shkuan në kuadrat, ndërsa Dukagjini arriti të drejtojë vetëm një goditje në portë.
Pavarësisht tentativave nga të dyja palët, portierët mbajtën rrjetat të paprekura dhe asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë golin e fitores.
Në fund, Drenica dhe Dukagjini u desh të kënaqeshin me nga një pikë, duke e nisur sezonin e ri me një rezultat që lë hapësirë për përmirësim në javët e ardhshme./Telegrafi/





