Policia del me detaje për dorëzimin e Hazirajt: Për kapjen e tij u aktivizuan FIT dhe AKI

Nacionale

Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen e 7 gushtit në fshatin Orobërdë të Istogut, është dorëzuar sot në Polici pas disa ditësh në arrati.Sipas Policisë së Kosovës, pas ngjarjes i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur. Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në Pejë kishin punuar intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij.Sot, më […]

Madhësia e shkronjave

Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen e 7 gushtit në fshatin Orobërdë të Istogut, është dorëzuar sot në Polici pas disa ditësh në arrati.Sipas Policisë së Kosovës, pas ngjarjes i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në Pejë kishin punuar intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij.Sot, më 15 gusht, Policia ka zbatuar një plan veprimi në bashkëpunim me njësite të nivelit qendror, përfshirë NJSI/FIT, njësinë e vëzhgimit dhe njësi të tjera.

Në operacion, sipas Policisë, rol kyç ka pasur edhe AKI-ja.Policia njofton se Haziraj, pasi ka parë se nuk kishte mundësi të largohej, është dorëzuar dhe gjithçka ka përfunduar pa incident.

Rasti kishte ndodhur më 7 gusht rreth orës 20:50, kur një person ishte plagosur me armë zjarri.

Viktima ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas në QKUK për trajtim mjekësor./Telegrafi/