Rinumërimi drejt fundit: Procesohen 1,591 nga 2,557 vendvotime

Nacionale

<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816634-rinumerimi-drejt-fundit-procesohen-1591-nga-2557-vendvotime.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="rinumerimi-drejt-fundit:-procesohen-1,591-nga-2,557-vendvotime" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816634-rinumerimi-drejt-fundit-procesohen-1591-nga-2557-vendvotime.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="rinumerimi-drejt-fundit:-procesohen-1,591-nga-2,557-vendvotime"></p>Procesi i rinumërimit të plotë të votave në Kosovë po shkon drejt fazës përfundimtare, ndërkohë që ndaj 23 personave është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimet për manipulime serioze që kanë ngritur alarmin institucional. Sipas KQZ-së, deri të dielën, 25 janar 2026, në orën 10:00, janë rinumëruar 1,591 nga 2,557 vendvotime (mbi 62%) dhe procesi</div>

Madhësia e shkronjave

Procesi i rinumërimit të plotë të votave në Kosovë po shkon drejt fazës përfundimtare, ndërkohë që ndaj 23 personave është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimet për manipulime serioze që kanë ngritur alarmin institucional. Sipas KQZ-së, deri të dielën, 25 janar 2026, në orën 10:00, janë rinumëruar 1,591 nga 2,557 vendvotime (mbi 62%) dhe procesi është përmbyllur plotësisht në 23 komuna.
Sipas përditësimit të fundit zyrtar, janë rinumëruar 1,591 nga 2,557 vendvotime. Kjo shifër përbën mbi 62% të totalit të paraparë, ndërsa procesi tashmë është përmbyllur plotësisht në 23 komuna.
”Në QNR rinumërohen 1,591 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 23 komuna Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 25 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 62% apo 1,591 nga 2,557 vendvotime”, njoftoi KQZ.