Protestat e së shtunës në Tiranë përmes fotografive

Nacionale

Dita e 12-të e protestave në Shqipëri është shoqëruar me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Institucionet shëndetësore kanë raportuar për shumë persona të lënduar, disa prej të cilëve me pasoja të rënda. Ndërkohë, dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në disa institucione publike dhe biznese private. Pavarësisht përshkallëzimit të situatës, palët […]

Madhësia e shkronjave

Dita e 12-të e protestave në Shqipëri është shoqëruar me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Institucionet shëndetësore kanë raportuar për shumë persona të lënduar, disa prej të cilëve me pasoja të rënda. Ndërkohë, dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në disa institucione publike dhe biznese private.

Pavarësisht përshkallëzimit të situatës, palët ende nuk kanë shfaqur gatishmëri për kompromis, duke lënë të paqartë mundësinë e një zgjidhjeje përmes dialogut.

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe mjete piroteknike drejt policisë, e cila është kundërpërgjigjur me topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Policia përdori ujë për shpërndarjen e turmës, ndërsa u raportuan përplasje te sheshi “Skënderbej”, bulevardi dhe pranë Bashkisë së Tiranës.

Tensionet gjatë protestës janë zhvendosur edhe përgjatë rrugës “George W. Bush”, në segmentin përballë godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku është shënuar një tjetër përplasje e fortë mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Gjatë kësaj përballjeje, grupe protestuesish të pozicionuar në këtë aks kanë sulmuar linjën e kordonit policor me mjete të ndryshme rrethanore e piroteknike.

Për të neutralizuar trazirat dhe për të shpërndarë turmën, policia i është kundërpërgjigjur sulmeve me ujë me presion dhe gaz lotësjellës.

Fokus i grupeve të protestuesve ka qenë infrastruktura publike dhe private në qendër të kryeqytetit.

Përplasjet kanë lënë pas dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas raportimit paraprak nga strukturat spitalore dhe poliklinikat e kryeqytetit, fluksi më i madh i të lënduarve është regjistruar në Spitalin Universitar të Traumës.

Nga urgjenca e këtij spitali bëhet me dije se “janë paraqitur 9 persona të lënduar, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias”.

Autoritetet sqarojnë se “njëri prej protestuesve ka pësuar dëmtim në sy dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Duhet theksuar se protestës sot i është bashkuar edhe opozita.

Kërkesa vijon po e njëjta: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama!

Rama gjatë ditës mbrojti efektivët, duke u shprehur se policët janë nën sulmin edhe të disa mediave.

Protestat e këtij muaji u nxitën për shkak të pakënqësive me sistemin arsimor, mungesën e vendeve të punës dhe korrupsionin e perceptuar në qeverisje.

Ato pasojnë protestat disamujore, kryesisht paqësore, kundër një projekti turistik luksoz në bregdet.

Rama ka refuzuar të japë dorëheqje dhe të shtunën përsëriti ftesën për dialog.

Protesta nisi në orën 14:00 te Ministria e Arsimit dhe më pak se 30 minuta pas fillimit, nisën gjuajtjet me gurë të protestuesve drejt ndërtesës së kësaj ministrie dhe zyrtarëve policorë.

Si pasojë e hedhjes së bombave molotov janë shënuar disa vatra zjarri, teksa protestuesit kanë djegur edhe kioska, ua kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe kanë dëmtuar vitrina të dyqaneve përskaj rrugëve.

Dhuna në protestën e së shtunës vjen pasi për disa ditë protestat kishin qenë paqësore.

Policia e Shtetit ka reaguar pas akteve të dhunës gjatë protestës së sotme në Tiranë, duke deklaruar se punonjësit e saj janë përballur me sulme që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve./Telegrafi/

Komentet