Ylli i madh i Chelseat drejt një transferimi befasues në Arabinë Saudite, arrin marrëveshje me Al Hilal

Sport

Sulmuesi anësor portugez i Chelseat, Pedro Neto, thuhet se ka arritur marrëveshje për një transferim gjatë kësaj vere te Al Hilal në Superligën e Arabisë Saudite. Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, skuadra saudite, Al Hilal, ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me sulmuesin e Chelseat, Pedro Neto, në lidhje me një transferim të mundshëm këtë […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi anësor portugez i Chelseat, Pedro Neto, thuhet se ka arritur marrëveshje për një transferim gjatë kësaj vere te Al Hilal në Superligën e Arabisë Saudite.

Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, skuadra saudite, Al Hilal, ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me sulmuesin e Chelseat, Pedro Neto, në lidhje me një transferim të mundshëm këtë verë.

Pas marrëveshjes me lojtarin, Chelsea tani është i hapur për ta shitur reprezentuesin portugez në afatin aktual të transferimeve.

Klubi londinez kërkon një tarifë prej rreth 60 milionë eurosh për të lejuar largimin e tij dhe kjo shifër nuk pritet të jetë problem për Al Hilal.

Negociatat midis dy institucioneve vazhdojnë. Megjithatë, menaxhmenti i Al Hilal shpreh besimin në arritjen e një marrëveshjeje të plotë me Chelsean për të zyrtarizuar transferimin në ditët në vijim.

Neto gjatë ditëve të fundit është lidhur edhe me një transferim te rivalët e Chelseat, Arsenali dhe Manchster City. /Telegrafi/