Zyrtare: Klubi belg zyrtarizon blerjen përfundimtare të Arbnor Mujës

Sport

Klubi belg, Sint-Truiden ka konfirmuar zyrtarisht blerjen e sulmuesit anësor shqiptar, Arbnor Muja, nga Samsunspor. Pas huazimit njëvjeçar, Sint-Truiden ka vendosur ta blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar nga klubi turk. Paraqitjet e tij pozitive në 28 ndeshje në të gjitha garat, me gjashtë gola dhe dy asistime, si duket e kanë bindur klubin belg […]

Madhësia e shkronjave

Klubi belg, Sint-Truiden ka konfirmuar zyrtarisht blerjen e sulmuesit anësor shqiptar, Arbnor Muja, nga Samsunspor.

Pas huazimit njëvjeçar, Sint-Truiden ka vendosur ta blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar nga klubi turk.

Paraqitjet e tij pozitive në 28 ndeshje në të gjitha garat, me gjashtë gola dhe dy asistime, si duket e kanë bindur klubin belg ta bëjë të përhershme marrëveshjen.

Blerja e tij nga Samsunspor është konfirmuar nga vet faqja zyrtare e Sint-Truiden, e cila gjithashtu ka zbuluar se lojtari do ta mbajë fanellën me numër 7.

“STVV blen përgjithmonë Arbnor Mujën nga Samsunspor”, shkruan në postimin e klubit belg.

Ndryshe, Muja në të kaluarën ka bërë karrierë edhe Trepça, Trepça ’89, Skënderbeu, Drita dhe Royal Antëerp, para transferimit te Samsunspor. /Telegrafi/