Perisic theu një rregull të pashkruar, e ‘rezervoi’ fanellën e Yamalit gjatë lojës dhe e mori pas pjesës së parë

Sport

Mbrëmë (e martë), në raundin e dytë të Ligës së Kombeve, Spanja e mposhti bindshëm Kroacinë me rezultatin 4-1 dhe kështu vazhdoi serinë e fitoreve në këtë garë. Shënuesi i dyfishtë për ‘Furinë e Kuqe’ ishte Lamine Yamal, i cili gjithashtu shtoi n jë asistim për të kompletuar një paraqitje brilante. Megjithatë, ajo që i […]

Madhësia e shkronjave

Mbrëmë (e martë), në raundin e dytë të Ligës së Kombeve, Spanja e mposhti bindshëm Kroacinë me rezultatin 4-1 dhe kështu vazhdoi serinë e fitoreve në këtë garë.

Shënuesi i dyfishtë për ‘Furinë e Kuqe’ ishte Lamine Yamal, i cili gjithashtu shtoi n jë asistim për të kompletuar një paraqitje brilante.

Megjithatë, ajo që i tronditi lojtarët spanjollë, të paktën sipas raportimeve të medias në atë vend, ishte lëvizja e pazakontë e veteranit kroat, Ivan Perisic.

Konkretisht, sipas gazetës AS, Perisic shkoi te Yamal në pjesën e parë të ndeshjes, kur Spanja po udhëhiqte 2-1, dhe e “rezervoi” fanellën.

Duke vepruar kështu, ai shkeli rregullin e pashkruar “të shenjtë” të shkëmbimit të fanellave, gjë që zakonisht ndodh gjithmonë në fund.

I njëjti burim shkruan se spanjollët u habitën dukshëm nga veprimet e lojtarëve kroatë në mes të një ndeshjeje kundër ekipit të tyre kombëtar. /Telegrafi/