Roma ua ndalon yjeve udhëtimin në Argjentinë, klubi lëshon një deklaratë dhe i dërgon një mesazh Messit

Sport

Roma ka konfirmuar zyrtarisht se Paulo Dybala dhe Nahuel Molina nuk do të udhëtojnë drejt Argjentinës për ndeshjen e lamtumirës së Lionel Messit me përfaqësuesen e Argjentinës. Mediat italiane raportuan disa ditë më parë se dy futbollistët nuk kishin marrë lejen e klubit për t’iu bashkuar kombëtares argjentinase për ndeshjen e planifikuar më 6 tetor […]

Madhësia e shkronjave

Roma ka konfirmuar zyrtarisht se Paulo Dybala dhe Nahuel Molina nuk do të udhëtojnë drejt Argjentinës për ndeshjen e lamtumirës së Lionel Messit me përfaqësuesen e Argjentinës.

Mediat italiane raportuan disa ditë më parë se dy futbollistët nuk kishin marrë lejen e klubit për t’iu bashkuar kombëtares argjentinase për ndeshjen e planifikuar më 6 tetor ndaj Beninit, e cila pritet të jetë paraqitja e fundit e Messit me fanellën e Argjentinës.

Roma tashmë ka dalë me një njoftim zyrtar, duke shpjeguar arsyet e vendimit për të mos i lejuar lojtarët të udhëtojnë.

“Klubi është i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj mundësie për të dy lojtarët, të cilët kanë një marrëdhënie të afërt me Messin dhe që, së bashku me të, ishin pjesë e përfaqësueses së Argjentinës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2022”.

“Vendimi është marrë për arsye sportive dhe logjistike, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e udhëtimit dhe afërsinë e ndeshjeve të ardhshme zyrtare të ekipit”, thuhet në komunikatën e klubit italian.

Në fund të njoftimit, Roma shprehu respektin maksimal për Lionel Messin dhe karrierën e tij, ndërsa i uroi suksese Federatës Argjentinase të Futbollit.

Messi deri më tani ka zhvilluar 207 paraqitje me Argjentinën, duke shënuar 125 gola.

Me tetë trofe të “Topit të Artë” në koleksionin e tij, ylli argjentinas pritet t’i japë fund karrierës ndërkombëtare si kampion bote, pas triumfit në Katar në vitin 2022. /Telegrafi/