Grace Gummer dhe bashkëshorti i saj, Mark Ronson, kanë ndarë disa momente të ëmbla nga pushimet e tyre verore në Evropë.
Vajza e Meryl Streep publikoi fotografi nga udhëtimet e çiftit, ku shfaqet duke puthur Ronsonin në Londër dhe duke shijuar ditët me diell pranë liqenit dhe në Mesdhe.

Çifti, i martuar që nga viti 2021, ka dy vajza, Ruthie, të lindur në vitin 2023, dhe vajzën e tyre të dytë, e cila erdhi në jetë në shkurt të vitit 2025.
Grace dhe Mark u njohën në vitin 2019, ndërsa lidhjen e nisën në vitin 2020, para se të kurorëzonin dashurinë e tyre me martesë. /Telegrafi/





