Skenë sikur në filma – të dyshuarit qëllojnë policët spanjollë, njëri prej tyre sulmohet me katana

Bota

Dy policë spanjollë qëllohen gjatë operacionit kundër një grupi hajdutësh. Dy policë spanjollë janë plagosur në Terrasa, gjatë një operacioni për arrestimin e një grupi të dyshuar për vjedhje të ngarkesave nga kamionët. Sipas raportimeve, policët po përpiqeshin të arrestonin grupin kur të dyshuarit hapën zjarr ndaj tyre. Gjatë incidentit, njëri prej policëve u sulmua […]

Madhësia e shkronjave

Dy policë spanjollë qëllohen gjatë operacionit kundër një grupi hajdutësh.

Dy policë spanjollë janë plagosur në Terrasa, gjatë një operacioni për arrestimin e një grupi të dyshuar për vjedhje të ngarkesave nga kamionët.

Sipas raportimeve, policët po përpiqeshin të arrestonin grupin kur të dyshuarit hapën zjarr ndaj tyre.

Gjatë incidentit, njëri prej policëve u sulmua gjithashtu me katana (shpatë tradicionale japoneze).

Grupi dyshohet se merrej me të ashtuquajturën “teloneros”, një formë vjedhjeje në të cilën autorët presin mbulesat e kamionëve për të hyrë te ngarkesa dhe për të vjedhur mallrat.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për incidentin dhe po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve. /Telegrafi/